Surprise Me!

Enada Hoxha - Simfonia e Jetës Edicioni 6-të

2016-01-25 0 0 Vimeo

Qendra Kulturore “Horizontet e Reja” në bashkëpunim me Universitetin Epoka dhe KolegjetTurke organizuan më 1 Mars 2015 programin artistik “Simfonia e Jetës”. Edicioni i gjashtë i këtij koncerti, i cili përkon edhe me 10 vjetorin e veprimtarisë së kësaj shoqate, nën sloganin “Unë jam paqja” synoi promovimin e rolit të gruas si pishtar i paqes në botë. E kthyer tashmë në traditë për promovimin e vlerave, këtë vit kjo qendër kulturore vlerësoi me çmimin “Trëndafili i Artë” tre zonja me kontribut të rëndësishëm në shoqëri. Artistja e madhe Tinka Kurti, duke theksuar domosdoshmërinë e vlerësimit të figurës së gruas, dha mesazhin se “në prehërin e nënave rriten kombet”. Ndërsa zëvendësministrja e Arsimit dhe Sportit Nora Malaj, e ftuar për të dorëzuar këtë çmim, tha se “nëna Tinkë mbetet një trëndafil me aromë të përhershme”. Dy çmimet e tjera u dhanë për zonjën Melda Pencapligil, shtetasen turke që financoi mbjelljen e 102 pemëve ullinj në 102 vjetorin e Pavarësisë në shenjë paqeje dhe miqësie si dhe zonjën Emanuela Pepkola Zaimi, themeluese dhe drejtuese e shoqatës “Down Syndrome Albania”. Mesazhe të shumta urimi dhe vlerësimi, pjesë artistike si vargje, muzikë, këngë kushtuar nënës dhe mësueses dhe valle popullore u performuan për rreth një orë e gjysmë në skenën e sallës së TKOB, të mbushur nga personalitete gra të fushave të ndryshme të artit, kulturës, arsimit, politikës dhe jetës akademike. Spektakli u çel nga një pjësë baleti klasik interpretuar me mjeshtëri nga Enada Hoxha, për të vazhduar më tej me pjesë instrumentale nga artistët e mëdhenj të “Tirana Art Cafe” Robert Radoja, Fatos Qerimaj, Lorenc Radovani etj. Një urim të veçantë të ftuarat morën edhe nga mjeshtri i madh i skenës Mirush Kabashi.

Listen Onlie Music