Surprise Me!

Valle - TV Promo

2012-08-13 2 444 Vimeo

Tregimi në dokumentarin ”Valle" lidhet me momentet jetësore të njeriut, të cilat përcjellen me muzikë dhe valle. Në shërbim moral të popullit dhe traditave të lashta kulturore dhe artistike dhe gjithmon me ndjenjën e frikës se këto tradita dita-ditës po reduktohen, zhduken nga shoqëria jonë, ne si ekip(5-she) vendosëm që në minutat e ofruara nga “Open Eyes” të fokusohemi pikërisht në këngët dhe vallet tradicionale. Për realizimin e këtij filmi na u deshën disa muaj hulumtim dhe disa të tjerë xhirim për të ardhur në fund, me një përrallë të bukur që ka përbrenda vetës elemente të shumta të kulturës shpirtërore të popullit tonë si: vallet e lashta dhe origjinale; veshjet popullore ku me shumë shije janë kombinuar ngjyrat nga më të ndryshmet dhe këngët me motiv dhe tematikë regjionale(duke përfshirë këtu ninullën, këngët e punës, këngë dasmash dhe ato të vajit) ku ndeshemi me fuqinë e të shprehurit poetik. Mundësia e vetme për ta realizuar këtë dokumentarë ishte bashkëpunimi me SH.K.A të ndryshme, me të cilat inskenuam pjesë të shumta të filmit. Në mbështetje të madhe kemi hasur pikërisht edhe nga vet banorët e fshatrave që i vizituam, të cilët përvec mikpritjes tradicionale, na kanë bërë të ndjehemi sikur të ishim në shtëpinë tonë. Ka pasur edhe raste të tilla kur ne me ekipën kemi trokitur në dyert e atyre që kremtonin dasmë, por edhe pse mysafirë të paftuar siq ishim, ata na lejonin të futemi brenda në shtëpitë e tyre duke na mundësuar që të njihemi për së afërmi me traditat e ceremonialit të dasmave. Filmi për qëllim ka ta njoftoj shikuesin në radhë të parë me mënyrën e të jetuarit, psikologjinë dhe krijimtarinë artistike popullore. Ekipi realizues Producente: Nora Hasani Regjia: Bardha Elshani Kamera: Berat Hasani Montazha: Valon Smajlaj Audio: Fidan Gjekaj Muzika: Vesel Nikçi - melodi e interpretuar në gjeth Zojë Malsori - ninulla e Rugovës Vajzat nga Bresana - kënga e qobanit Vajzat nga Bresana - kënga e të korrurave Vajzat nga Rugova - kënga e kanagjeqit Dy defatoret - këngë dasmash Green Calx Selected Ambient Works Prodhuar nga Koperativa dhe Guava productions Financuar nga Britsh Office

Listen Onlie Music