Surprise Me!

Pesevjetori Themelimit shoqates Gruda

2009-09-11 0 255 Vimeo

SHOQATA KULTURORE-ARTISTIKE "GRUDA" SHËNOI 5-VJETORIN E THEMELIMIT Shoqata Kulturore-Aritistike "Gruda" shënoi të shtunën në restorantin "Belveder" në Rranxë të Qafës 5-vjetorin e veprimtarisë së vet kulturore. Në këtë përvjetor ishin të pranishëm edhe kretët e KU të Tuzit, Smajl-Maliq Çunmulaj dhe Nikollë Camaj, por edhe përfaqësues të SHKA-ve nga Malësia etj. Me këtë rast fjalën përshëndetëse e mbajti kryetari i kësaj Shoqate, Rrok Gjolaj, i cili duke i përshëndetur mysafirët u shpreh: "Nga themelimi e deri më sot, veprimtaria kulturore-artistike e SHKA "Gruda" është mjaft e bujshme dhe ka dhënë një kontribut të çmuar në fushën e folklorit me këngë dhe valle popullore nga treva jonë, por edhe nga trevat e tjera gjithëshqiptare". Shoqata "Gruda" është pjesëmarrëse e shumë aktiviteteve dhe manifestimeve të tjera kulturore që janë organizuar në Malësi, por edhe jashta saj. "Jemi pjesëmarrës të Festivalit Mbarëkombëtar të Folklorit në Vitojë, por edhe gjetiu. Jemi organizatorë të shënimeve dhe përvjetorëve të rëndësishëm të historisë sonë kombëtare. Shoqëria jonë është edhe mjaft krenare, pasi që ajo themeloi edhe aktivitetin e vet tashmë tradicional, Vera në Cem dhe Logu i Pashkëve", tregoi kryetari Gjolaj. Sipas tij, SHKA "Gruda" është edhe e vetmja që në kuadrin e vet po ruan seksionin për karnavale, ku deri më tani ajo ka marrë pjesë 4 herë. Vlen të përmendet se në kuadër të kësaj shoqate ekziston edhe seksioni shkencor, ku deri më tani "Gruda" ka organizar 3 sesione shkencore kushtuar Gjergj Kastriotit-Skendërbeut, Frano Bardhit dhe Tringë Smajles. Në fund Gjolaj falënderoi donatorët e ndryshëm nga vendi dhe diaspora për kontributin e dhënë në realizimin e projketeve të ndryshme të kësaj shoqërie, por njëheri shprehi edhe bindje se SHKA "Gruda" edhe në të ardhmen do të vazhdojë me aktivitetet e veta, duke ruajtur kështu me fanatizëm trashëgiminë kulturore të kësaj treve. Ndërkaq, nënkryetari i kësaj shoqate, Kolë Vulaj, ndau edhe fletëlavdërime për kontributin e dhënë në këtë shoqëri. Për të pranishmit në fund u shfaq edhe një dokumentar nga aktivitetet e ndryshme të kësaj shoqërie. Për të ftuarit ishte përgatitur edhe një darkë solemne, kurse muzika dhe kënga zgjati deri në orët e vona. /kohapress/

Listen Onlie Music